Foto: RTKlive

Osmani pret në takim përfaqësuesit e OVL - UÇK-së

Ka filluar takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësues të organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së.

Bëhet e ditur se pas takimit nuk do të ketë deklaratë për media./ RTKlive

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së” – tha Kupina.

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë kundërshtuar së fundmi votimin e pagës minimale nga Kuvendi i Kosovës, duke kërkuar që në pagën minimale të përfshihet edhe pensioni i veteranëve të luftës.

Pakënaqësitë, veteranët i shprehën e të shtunën pasdite në një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Presidentja Osmani pritet t’i takojë përfaqësuesit e OVL-UÇK-së