Presidentja Osmani pritet t’i takojë përfaqësuesit e OVL-UÇK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet t’i takojë sot përfaqësuesit e Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së” – tha Kupina.

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë kundërshtuar së fundmi votimin e pagës minimale nga Kuvendi i Kosovës, duke kërkuar që në pagën minimale të përfshihet edhe pensioni i veteranëve të luftës.

Pakënaqësitë, veteranët i shprehën e të shtunën pasdite në një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.