Osmani për takimin me Rutte dhe Bettel: Të përkushtuar që sfidat t’i tejkalojmë me partnerë e aleatë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut Xavier Bettel.

Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për t’u përkushtuar që sfidat aktuale politike dhe të sigurisë t’i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.

“Kosova mbetet e përkushtuar që sfidat aktuale politike dhe të sigurisë t’i tejkalojë me partnerë dhe aleatë. Duke eksploruar rrugë të reja bashkëpunimi dhe duke nxitur lidhjet ndërmjet qytetarëve të Kosovës me ata të Holandës dhe Luksemburgut do ta ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë nga i cili do të përfitojnë të tri shtetet” – ka shkruar Osmani në Facebook pas takimit me dy kryeministrat.

Përveç me presidenten Osmani, kryeministrat Rutte dhe Bettel janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, u bënë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa drejt shtensionimit të situatës dhe të vazhdojnë dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ata i bënë këto komente gjatë një vizite në Beograd ku u takuan me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Nis takimi i presidentes Osmani me kryeministrin e Holandës dhe Luksemburgut