Nis takimi i presidentes Osmani me kryeministrin e Holandës dhe Luksemburgut
04.7.2023 - 08:47
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.
Dy kryeministrat më pas pritet të takohen me kryeministrin Albin Kurti në ora 9:20.
Ndërsa rreth orës 10:05 është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për media.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, u bënë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa drejt shtensionimit të situatës dhe të vazhdojnë dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ata i bënë këto komente gjatë një vizite në Beograd ku u takuan me presidentin Aleksandër Vuçiq.