Polici i vrarë Sami Thaqi, Foto: Policia e Kosovës

OSBE ngushëllon për vrasjen e policit Sami Thaqi

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur ngushëllime me rastin e vrasjes së policit, Sami Thaqi gjatë kryerjes së detyrës në aksionin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga lajmet se polici i Kosovës Sami Thaqi vdiq dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një ndërhyrjeje policore natën e kaluar. Oficeri Thaqi humbi jetën në linjën e detyrës, duke punuar për një mjedis të sigurt për të gjithë”, thuhet në deklarimin e tyre.

OSE ka shtuar se e nderojnë përkushtimin e policit dhe vdekja e tij do t’ua kujtojë rreziqet me të cilat përballen zyrtarët e policisë për të ofruar siguri për të tjerët.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe Policisë së Kosovës dhe urojmë një shërim të shpejtë për oficerët e plagosur”, thuhet në deklarimin e këtij misioni, përmes Facebook-ut.

Kallxo.com ka raportuar se polici Sami Thaqi si pasojë e një shpërthim mbrëmë në një shtëpi në Zhur të Prizrenit gjatë një bastisjes nga Policia kishte vdekur ndërsa dy policë tjerë dhe një 11 vjeçar kanë pësuar lëndime.

Sami Thaqi do të varroset sot në orën 15:00 në fshatin Shkaranik në Komunën e Malishevës.