Orari i Trafikut Urban pas vendimit të Qeverisë për masat e reja

Autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të jenë qarkullim nga ora 06:00 deri në orën 19:00, pas vendimit të Qeverisë e masave të reja anti-COVID.

Sipas njoftimit të Trafiku Urban në “Facebook”, vetëm linja e aeroportit dhe linja e fshatit Keçekollë do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt.

“Autobusët e Trafikut Urban do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 19:00, përveç në Linjen 1A (qarkullimi për aeroport dhe anasjelltas) dhe Linja 15 (fsh. Keçekollë), që në këto dy linja do të përfundohet qarkullimi sipas orarit normal të tyre. Andaj, duke e zbatuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/42 të datës 11.11 2020 për mbrojtje nga pandemia COVID-19, me kete orar do te vazhdon qarkullimi i autobusëve tanë, deri në nxjerrjen e ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në postimin e tyre.