Foto: Komuna e Prishtinës
Internet pa pagesë në autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë
Qytetarët që do t’i përdorin autobusët e ‘Trafikut Urban’ në Prishtinë, prej 6 shkurtit do të kenë edhe qasje pa pagesë në internet.
Interneti do të jetë i shfrytëzueshëm në të gjithë autobusët e ‘Trafikut Urban’.
Qytetarët e shohin pajisjen me internet si një mundësi e mirë që ata mund ta shfrytëzojnë gjatë kohës sa janë duke përdorur linjat urbane të autobusëve.
“Po më vjen shumë mirë, sepse unë jam udhëtar i rregullt i autobusëve si pensionist dhe në të ardhmen do të shfrtëzoj internetin”- u shpreh qytetari Esad Barillva.
“Është diçka shumë e mirë, domethënë me e pas një shërbim shtesë në Trafikun Urban për shembull nëse ke nevojë për internet edhe nuk ke qasje, komunikimi është më i lehtë”- tha qytetarja Ariana Bytyqi- Katanolli.
Ndërsa kryeshefi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Burim Maraj, tha se duke e marrë parasysh rëndësinë e internetit, ky shërbim është promovim i transportit publik.
“Promovim i transportit publik, të cilin shërbim është mirë ta shfrytëzojnë të gjithë qyetatarët pa dallim. Ne e dijmë se sa i rëndësishëm është interneti në këto ditë dhe besoj do të shfrytëzohet nga qytetarët”- tha Maraj.