Linjë e re e 'Trafikut Urban' Prishtinë-Graçanicë

“Trafiku Urban” do të ketë një linjë të re për qytetarët, të cilët udhëtojnë nga Prishtina në Graçanicë dhe anasjelltas.

Qarkullimi i linjës së re me numër 19 u bë i ditur nga këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Gowing tha se ky është i rezultat i bashkëpunimit mes komunave.

“Urime për komunat dhe qytetarët e Prishtinës dhe Graçanicës – për linje të re të autobusëve nr 19 qe është rezultat i bashkëpunimit mes komunave dhe shkon prej Rrethit të Flamurit – Graçanicë- Kishnicë dhe anasjelltas. Ishte kënaqësi me udhetue sot me Nënkryetarin Leutrim Ajeti – si dhe me profesionistët vozitësi Skender dhe konduktori Liridon – dhe me kuptue që me një biletë prej 80cent mundesh me udhetue në të gjithë autobusat e Prishtinës për 24 ore”- ka shkruar Gowing në Facebook.