Foto: Komuna e Prishtinës

Nga nesër në autobusët e Trafikut Urban do të ketë Wi-Fi falas

Duke filluar nga nesër, 6 shkurt, në të gjithë autobusët e Trafikut Urban do të ketë Wi-Fi pa pagesë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga ndërmarrja Trafiku Urban.

“Nga nesër, 6 shkurt 2024, në të gjithë autobusët e “Trafikut Urban” do të lëshohet Wi-Fi, duke u mundësuar udhëtarëve tanë të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit”- thuhet në njoftim.

Trafiku Urban thotë se mbetet i përkushtuar në zgjerimin e shërbimeve dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve.