Ilustrim

Obiliq, arrestohet i dyshuari për disa vjedhje të rënda

Njësitë policore të stacionit të Obiliqit kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore dhe bëhet fjalë kryesisht për vjedhje nga veturat.

Personi i arrestuar është A.G. 31-vjeç, shtetas i Kosovës, i kërkuar që nga muaji gusht i vitit 2022.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 7 raste të vjedhjeve të rënda.