Ilustrim

Një shtetas i Malit të Zi gjendet pa shenja jete në Ferizaj

Një shtetas i Malit të Zi është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:37.

Tutje është thënë se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk ka shenja jete.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion dhe se rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.