Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com. Rehabilitimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore në Miradi, Fushë Kosovë.

Një person gjendet i vdekur afër stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë

Një person është gjetur i vdekur afër stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë të enjten rreth orës 13:45.

Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës ishte konstatuar nga mjeku kujdestar.

Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë.  Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.