Foto ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Një i vdekur në aksidentin e trafikut në Baincë të Drenasit
06.4.2026 - 15:53
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot më 06.04.2026 rreth orës 09:40 në Baincë të Drenasit.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
“Sot rreth orës 09:40, kemi pranuar informatën se në Baincë të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”- ka thënë ajo.
Ndërsa ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.