Një i lënduar nga aksidenti i kamionit te 'Kroi i Mbretit'

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai tha se dyshohet se për shkak të kushteve të rrugës, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin.

“Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion), dyshohet si shkak i kushteve të rrugës drejtuesi i automjetit ka humb kontrollin dhe ka goditur këmbët e urës. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.

Sipas Krasniqit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:30.

VIDEO – Aksident te ‘Kroni i Mbretit’