VIDEO - Aksident te 'Kroni i Mbretit'

Një aksident ka ndodhur afër Drenasit, më saktësisht te “Kroni i Mbretit”.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com pamje, ku shihet se një kamion ka goditur rrethojat e rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë.

Në video, shihet se rruga ka qenë e mbuluar me borë dhe kamioni ka rrëshqitur nga rruga.