Gjykata Themelore e Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Nis nga fillimi gjykimi ndaj zyrtarit të Pejës që akuzohet se fshiu 18 mijë euro borxhe

Haki Kartallozi, zyrtar i komunës së Pejës ishte paraparëë paraqitej sot në gjykatë si i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kartallzoi në vitin 2019 ishte dënuar nga Gjykata në Pejë me 6 muaj burg dhe ishte njoftuar për mundësinë ligjore, që dënimi me burgim  t’i zëvendësohej me gjobë në shumë prej 5000 euro.

Ky dënim megjithatë u anulua nga Gjykata e Apelit pas ankesës së avokatit Gëzim Kollqaku

Kartallozi akuzohet se si zyrtar komunal ka hyrë në sistemin kompjuterik të kolegëve të tij, me qëllim që t’i shlyejë obligimet tatimore të tatimpaguesve në Komunën e Pejës.

Ndërsa pas kthimit të rastit në rigjykim sot pritej të vazhdohet me proces gjyqësor.

Për shkak të mungesës së kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Lumturije Muhaxheri, seanca e sotme është shtyrë për datën 14 prill 2021.

Sipas aktakuzës Kartallozi, prej 14.07.2016 në mënyrë të vazhdueshme deri me 15.10.2016, duke pasur qasje në sistemin e digjitalizuar, arrin të futet në sistemin kompjuterik të dëshmitares M. L., duke shlyer obligimet tatimore të dëshmitarit B. G dhe disa tatimpaguesve të tjerë.

Dosja e Prokurorisë sqaron se me këto veprime Kartallozi i ka shkaktuar dëm Komunës së Pejës në vlerë 18 mijë euro.

Zyrtari i Komunës së Pejës dënohet për korrupsion