Zyrtari i Komunës së Pejës dënohet për korrupsion

Haki Kartallozi, zyrtar për komunitete në Komunën e Pejës është dënuar nga Gjykata e Pejës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kartallozit i është shqiptuar dënimi prej 6 muaj burg që me pëlqimin e tij mund të zëvendësohet me dënim me gjobë në shumë prej 5,000 euro.

Sipas aktakuzës Kartallozi, prej 14.07.2016 në mënyre të vazhdueshme deri me 15.10.2016, duke pasur qasje në sistemin e digjitalizuar, arrin të futet në sistemin kompjuterik të dëshmitares M. L., duke shlyer obligimet tatimore të dëshmitarit B. G. dhe disa tatimpaguesve të tjerë.

Dosja e prokurorisë sqaron se me këto veprime Kartallozi i ka shkaktuar dëm Komunës së Pejës në vlerë 18 mije euro.