Ngjarjet e Ditës së Mërkurë, 28.03.2018

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryeshefin e Agjencionit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Qendra për Kurajo Politike organizojnë tryezën, në të cilën do të prezantohen “Studimet e doktoratës në Fakultetin e Edukimit dhe atë Filozofik të UP”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Ora 10:00)

Ndahen çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore. (Muzeu i Kosovës, ora 10:30)

Agjencia Kundër Korrupsion mban konferencë, në të cilën do të bëhet prezantimi i raportit për vitin 2017. (Ndërtesa e Agjencisë Kundër Korrupsion, ora 10:30)

Ministri i Financave, Bedri Hamza raporton para Komisioni për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, raportojnë para Komisionit për Integrime Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj organizon takimin e parë të Task-forcës ndërministrore lidhur me trajtimin e problemeve të ndotjes së ajrit. (MMPH, kati 17, ora 11:00)

Oda Ekonomike e Kosovës do të prezantojë rezultatet e studimit rreth barrierave dhe mundësive të sektorit prodhues në vend. (OEK, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion dhe Mandate mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. (Hotel “Sirus”, ora 11:00)

Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa, ku do te behët shqyrtimi i Projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Arrin fluturimi i parë i Kompanisë Ajrore “Germania” nga Parisi për në Prishtinë. (ANP “Adem Jashari”, ora 14:30)