Ngjarjet e Ditës së Martë, 27.03.2018

Komisioni për të Drejtat Njeriut dhe Barazi Gjinore viziton Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me aferën e importit të mishit në Kosovë. (Zyrat e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, ora 09:30)

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë hap kampanjën “Drejtësia dhe biznesi”. (Restorant “Orchide” në Ferizaj, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike. (Salla N 225, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Salla N 303, ora 10:00)

Ministria e Integrimit Evropian organizon konferencën “Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor – Çka mund të presim”. “(Hoteli “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Oda e Afarizmit Të Kosovës organizon konferencën “Barrierat e të bërit biznes në Kosovë”. (Zyrat e OAK-së, ora 10:00)

Hapet ekspozita në kuadër të projektit “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbetjeve të riciklueshme në burim”. (Qarshia e Madhe në Gjakovë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Zhvillim Ekonomik. (Salla N 10, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve. (Salla N 302, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri. (Salla N 204, ora 11:00)

Mbahet tryeza “Sfidat në skenën politike serbe pas vrasjes së liderit të SDP-së, Olivera Ivanoviqit”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. (Kabineti i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. (Salla N 302, ora 13:00)

Mbahet ceremonia përkujtimore për dhjetë dëshmoret Rama të rënë në luftën çlirimtare. (Ora 13:00)

Mbahet takimi i 149-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

Komisioni i Maturës Shtetërore do të mbajë takim, ku do të diskutohet rreth përgatitjeve për organizimin e Maturës Shtetërore 2018. (Ndërtesa e MASHT, ora 14:30)

Bëhet inaugurimi i pllakës përkujtimore për dëshmoret dhe veprimtaret nga radhët e familjes Rama në Koliq. (Ora 14:30)

Zhvillohet ndeshja mes përfaqësueses së Kosovës U21 dhe asaj të Gjermanisë. (Stadiumi Olimpik „Adem Jashari“, ora 18:45)