Ngjarjet e Ditës së Enjte, 29.03.2018

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin për Sundimin e Ligjit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00, vetëm pamje)

Banka Botërore organizon konferencën me temë “Ngritja e dëshmive për rritjen gjithëpërfshirëse dhe krijimin e vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor: Një këndvështrim gjinor”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00) Mbahet mbledhja e Komisionit për punë të Brendshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

Përurohet libri “Arti i bisedimeve” i ish- kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit. (Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani”, ora 11:00)

Mbahet Kuvendi i III-të zgjedhor i partisë politike të komunitetit malazez “Forca e Re”. (Hotel “Ulpiana”, në Graçanicë, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të mbajë konferencë. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 13:00)

Avni Arifi, shef i grupit negociator me Serbinë, raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 14:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës britanike në Prishtinë dhe NED organizon tryezën “Luftimi i korrupsionit, pa kontroll të gjyqësorit”.  (Hotel “Sirius”, ora 14:00)

Bëhet dekretimi i gjashtë heronjve nga Komuna e Gjakovës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes financiare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”. (Ministria e Financave, ora 14:30)