Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nesër nis vaksinimi kundër COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga nesër vaksinimi kundër COVID-19 do të behet edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Vaksinimi në shesh do të fillojë në ora 12:30.

Gjithashtu ministria ka njoftuar se vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2).

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.