Nnënshkimi i marrëveshjes për bashkëpunim policor mes MPJ-së së Kosovës dhe Italisë; Fotografi; Agim Veliu

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim policor mes Kosovës dhe Italisë

Sot është nënshkruar marrëveshja policore mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe asaj të Italisë për parandalimin e krimit transnacional, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu përmes në shkrimi në Facebook ka njoftuar se këtë marrëveshje e ka nënshkruar me homologen e tij në Itali, Luciana Lamorgese.

“Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me strukturat e ndryshme të sigurisë së Republikës Italiane, shpreha përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë një aleat dhe partner i tyre i besueshëm” ka shkruar Veliu.

Tutje, ai ka shkruar se ministrja e Brendshme e Republikës Italiane Lamorgese ka vlerësuar  bashkëpunimin me Kosovën në fushën e sigurisë.

Sipas tij,  ajo ka shprehur gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në çështjet me interes të përbashkët, për sigurinë rajonale dhe atë Evropiane.