Nënshkruhet marrëveshja 11 milionëshe për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren

Është nënshkruar marrëveshja e bashkëfinancimit për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren”, në mes Qeverisë së Kosovës dhe GIZ-it. Kjo marrëveshje arrin vlerën 11 milionë euro prej të cilave Kosova do të paguaj 6 milionë euro ndërsa pesë të tjera GIZ-i,

Parku i ITP synon krijimin e një mjedisi biznesi për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha (NVMM), i cili pritet të kontribuojë sipas qeverisë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë nënshkrimit të marrëveshjes tha se projekti paraqet mundësi të mirë zhvillimi për bizneset si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Nga ana e tij, drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber, përshëndeti angazhimin e Qeverisë së Kosovës për financimin dhe realizimin e përbashkët të një projekti kaq të rëndësishëm. ITP Prizren aktualisht prezanton projektin kryesor të bashkëpunimit të Qeverisë gjermane me atë të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.