Gjykatësi Arben Hoti - Foto: KALLXO.com

Nënkryetari i Gjykatës së Prishtinës me 100 mijë euro kredi në bankë

 

Gjyqtari i Departamentit Special në Gjykatën e Prishtinës, njëherësh nënkryetar i kësaj Gjykate, Arben Hoti, në Agjencinë kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar dy shtëpi, njëra në emër të tij me sipërfaqe 202 m2, në vlerë prej 158 mijë e 500 euro, dhe tjetra me sipërfaqe 600 m2, në vlerë prej 300 mijë euro, e cila është në pronësi të përbashkët familjare.

Si pasuri të luajtshme, Hoti ka deklaruar veturën e tij në vlerë prej 18 mijë euro, si dhe mobilimin e shtëpisë në vlerë prej 8 mijë euro.

Ndërsa para të kursyera në bankë ka deklaruar se i ka 4 mijë e 302 euro, kurse bashkëshortja e tij para  të kursyera ka gjithsej 9 mijë e 298 euro.

Përpos kursimeve, Hoti ka deklaruar se ka edhe një borxh ndaj bankës në vlerës prej 100 mijë euro, në kohëzgjatje deri në 96 muaj.

Kurse të hyrat vjetore nga paga dhe mëditjet ka deklaruar 26 mijë 647 euro, ndërsa nga trajnimet dhe angazhimet e tjera 1 mijë e 152 euro, si dhe nga shitja e një banese 54 mijë euro.

Të hyrat vjetore nga bashkëshortja ai i ka deklaruar 32 mijë e 767 euro.