Në zonën 80 km/h voziste me shpejtësi 138 km/h, dhe nuk kishte patentë shofer

Pajisjet inteligjente “Smart Patrol” po vazhdojnë të ndihmojnë në punë Policinë e Kosovës.

Përmes tyre, zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 138 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Gjatë verifikimit të dokumenteve ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk posedon patentë shofer.

Policia ka thënë se i njëjti është larguar nga trafiku dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse për gjykatë.

Policia ka thënë se njësia mobile me pajisje inteligjente po vazhdon punën me qëllim të ofrimit së sigurisë në trafikun rrugor, duke identifikuar automjetet pa regjistrim, shoferët që tejkalojnë shpejtësisë e lejuar, përdorin telefonin mobil gjatë ngasjes si dhe identifikimin e kundërvajtjeve të tjera.