Ilustrim

Në zonën 50 km/h voziti 113 m/h, gjobitet shoferi në Skenderaj

Një shofer është gjobitur nga Policia pasi ka vozitur më shpejtësi 113 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 kilometra në orë.

Sipas njoftimit, të njëjtit i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej 1 viti .

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas në, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin i cili me veturë zhvillonte shpejtësi prej 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”- ka njoftuar Policia.