QKMF Qendra - Prishtinë

Në Prishtinë një mjek i kontrollon deri në 60 pacientë

Sistemi shëndetësor në Prishtinë funksionon me regjistrimin e banorëve të vitit 2011.

Por, për 12 vjet, numri i banorëve jorezidentë është shtuar dukshëm, këtë e dëshmon më së miri regjistri i vizitave mjekësore, ku vetëm Qendrën e Mjekësisë Familjare me nr 5, brenda ditës e frekuentojnë rreth 400 pacientë.

Kjo mospërputhje e shërbimeve me numrin e banorëve pritet të qartësohet me pilotprojektin e Ministrisë së Shëndetësisë për Mjekun Familjar, ku 1 mjek do të jetë në shërbim të 2500 banorëve.

Projekti për mjekun familjar këtë vit do të zbatohet në Istog, Lipjan, Prizren dhe Prishtinë, në qendrat familjare në Dardani dhe në Bregun e Diellit./RTK