Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Foto: Kuvendi i Kosovës-Facebook

Në Kuvendin e Kosovës sot inaugurohet Këndi për punimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të inaugurohet Këndi i Kurajos, në zbatim të Rezolutës për krijimin e tij, të votuar në Kuvend.

Kjo nismë është inicuar nga deputetjanga radhët e AAK-së, Donika-Kadaj.

Legjislativi ka njoftuar se në Këndin e Kurajos që është vendosur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës do të ekspozohen punimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999.

Këto punime do të mundësohen nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova.

Ceremonia organizohet në hapësirat e vizitorëve të Kuvendit sot me fillim në ora 14:00.