FOTO ILUSTRIM

Në Koshare shkatërrohen bimë kanabisi, të larta deri në 4 metra

Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe ka shkatërruar rreth 130 bimë narkotike të llojit canabis sativa në Koshare, në rajonin e Gjakovës.

Lajmin e ka kofirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 15.09.2020, patrulla policore gjatë patrullimit në zonën e Koshares, ka hasur plantacione të mbjella me bimë narkotike. Njësitet relevante policore e kanë trajtuar rastin, kanë njoftuar prokurorin, kanë shkatërruar me djegie rreth 130 bimë kanabis sativa me gjatësi nga 1.5 deri në 4 metra. Rasti vazhdon të trajtohet nga njësia e antidrogës”, ka thënë Krasniqi.