Në Komunën e Ferizajit diskutohet për ngecjet në zbatimin e rekomandimeve të Auditorit

Rrjeti Ballkanit për Gazetari Hulumtuese – BIRN, po mban debat të hapur mbi gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit për Komunën e Ferizajt.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka qenë i ftuar të marr pjesë në debat, por i njëjti e ka autorizuar nënkryetarin Naim Ferati si panelist.

Ndërkaq, Ferati gjatë debatit ka thënë se i pari i komunës nuk ka mundur të jetë prezent për shkak të një vizite jashtë vendit.

Debat për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit në Komunën e Ferizajt

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 22 octobre 2019

Visar Prebreza, redaktor përgjegjës i Gazeta Jeta në Kosovë, duke prezantuar gjetjet e analizës ka thënë se në komunën e Ferizajit në pesë vitet e fundit, numri i  madh i rekomandimeve që komuna ka marr nga Auditori i Përgjithshëm tregon se për disa çështje ka pasur shkelje, lëshime apo dobësi.

“Në vitin 2016, kanë qenë 29 rekomandime, në 2017 janë adresuar vetëm 5 nga 29 të tilla. Ka nevojë që rekomandimet e auditorit të merren shumë më seriozisht nga komuna e Ferizajt, duke filluar nga kryetari. Në dy vitet e fundit komuna ka marr opinion të kualifikuar, pasi ka çalime në këtë pjesë”, tha ai.

Sipas Prebrezës, edhe mungesa e transaprencës dhe bashkëpunimit të komunës me Auditorin e Përgjithshëm, ka ardhur deri te kjo gjendje.

Ai ka shtuar  se problem ka pasur edhe në fushën e prokurimit.

“Këso probleme në prokurim ka pothuajse në secilin institucion të Kosovës. 11 nga 25 rekomandime janë në fushë të prokurimit. Ky është një sinjal i keq, pasi në këtë fushë duhet të punohet më shumë. Vlerësimi i tenderëve duhet të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shtuar redaktori i Gazetës JnK.

Prebreza ka shtuar se në Komunën e Ferizajit ka pasur edhe mungesë të të dhënave të unifikuara sa i përket të punëtorëve të komunës, përfshirë ata të rregullt dhe atyre me kontratë mbi vepër.

“Në raporte të fundit nuk kemi shifra të njëjta. Duhen të dhëna të sakta se sa është numri i punëtorëve, si të rregullt ashtu edhe të atyre me kontrata mbi vepër”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Auditorit, Besnik Osmani ka thënë se në këtë debat janë mbledhur për diskutim publik për punën dhe marrjen e përgjegjësive publike për çka janë zgjedhur në këto institucione.

“40 përqind është mesatarja e zbatimit të rekomandimeve të insititucioneve të Kosovës nga ana e Auditorit të Përgjithshëm. Nëse krahasohet me standardin evropian, situata bëhet më shqetësuese, sepse në nivel lokal nuk kalohet pragu prej 27 përqind të zbatimit të rekomanidmeve”, tha ai.

Auditori ka folur edhe për opinionin negativ dhënë Komunës së Ferizajt.

“Opinionin e kemi dhënë të kaulifikuar dhe ky e dëmton menaxhmentin e organizatës dhe qytetarët e komunës së Ferizajit. Kjo sjell efekte negative, që unë nuk i dua fare, por jam i obliguar t`i bëjë sepse kjo është gjendja e vërtetë”, tha Auditori.

Sipas Osmanit, nëse një raport merr opinion negativ cilido qoftë ai dhe një prej tyre është i kaulifikuar, përjashtohet nga mundësia e marrjes së doancioneve.

Auditori i Përgjithshëm ka theksuar se Komuna e Ferizajit nuk i ka dhënë qasje në dokumente të caktuara që kanë të bëjnë me pasqyrat financiare.

Ndërkaq, nënkryetari i komunës së Ferizajit, Naim Ferati ka theksuar se auditorin e trajtojnë si partner serioz që të arrihet zbatimi dhe ligjshmëria e procedurave komunale, megjithëse ka pranuar se ka ngecje në zbatim të rekomandimeve.

“Ka shumë shqetësime që janë të përbashkëta sa i përket raportit dhe rkeomandimeve të dhëna. Pas këtij takimi, do të trajtojë edhe analizat e BIRN-it dhe të Auditorit të Përgjithshëm që të shihet gjendja se ku jemi”, ka shtuar ai.

Ferati shtoi se mungesa  e ofrimit të materialit për pasqyra financiare ndaj Auditorit ka ardhur si rezultat i mungesës së dokumentacionit.

“Një pjesë tyre për fat të mirë është siguruar nga thesari. Komuna nuk ka provuar të fsheh asgjë nga këto, pasi nuk kanë pasur të bëjnë me këtë mandat qeverisës”, tha ai.

Sa i përket prokurimit publik, nënkryetari komunal tha se kjo fushë është shqetësim edhe për ta.

“Disa nga rekomandimet që janë dhënë, janë impelmtuar dhe kanë filluar implementimin, përderisa të tjera kërkojnë kohë. Sa i përket qirasë, kjo çështje ka filluar të rregullohet dhe jemi në ecje pozitve”, ka sqaruar ai.

Ferati ka folur edhe sa i përket mospërputhjeve të të dhënave të punëtorëve komunal.

“Punësimi ndoshta ka ardhur si rezultat i institucione e që nuk kanë qenë të update-uara. Disa institucione janë bartuar nga niveli qendror në atë lokal. Pagat dhe mëditjet dihet që nuk mund të keqpërdoren. Sa i përket atyre me shërbime të vecanta është telash që po përcillet, por besoj që do të rregullohet”, tha nënkryetari.

Komuna e Ferizajt është ndër institucionet që në 2018 ka marrë më së shumti rekomandime nga Auditori për të adresuar lëshimet e shkeljet në këtë komunë.

25 rekomandime ka marrë kjo komunë nga Zyra Kombëtare e Auditimit në vitin 2018, që krahasuar me vitin 2017 kur i kishte pranuar 17 rekomandime kemi një rritje për 7 sosh. Rekordi i kësaj komune sa i përket numrit të rekomandimeve ishte shënuar në vitin 2016, kur kishte pranuar 29 rekomandime ng auditori i jashtëm.

Prej 17 rekomandimeve të vitit 2014, vetëm 1 prej tyre është adresuar gjatë vitit 2015, 8 nuk janë adresuar dhe 8 kanë qenë në proces të adresimit.

Kurse, 6 rekomandime të vitit 2015 janë adresuar nga Komuna e Ferizajt në vitin 2016, 6 prej tyre kanë qenë në proces në kohën kur është finalizuar raporti i auditimit, si dhe 8 prej tyre kanë mbetur të pa adresuara.

Prej 29 rekomandimeve të vitit 2016, në vitin 2017 kanë mbetur të pa adresuara 24 prej tyre, ndërsa vetëm 5 janë adresuar nga Komuna e Ferizajt.

Pra numri më i madh i rekomandimeve të pa zbatuara nga Komuna e Ferizajt ka qenë në vitin 2017, ku nga viti 2016 nuk janë zbatuar 24 rekomandime nga 29 sa kanë qenë gjithsej.

Përformancë të mirë sa i përket zbatimit të rekomandimeve nuk kishte as gjatë vitit të kaluar. Prej 17 rekomandimeve të Auditorit në adresë të Komunës së Ferizajt, deri në fund të auditimit për vitin 2018, kjo Komunë ka zbatuar vetëm 4 rekomandime, 5 rekomandime nuk i ka zbatuar, 5 rekomandime të pazbatuara i janë mbyllur kurse 3 rekomandime i ka pasur në proces të zbatimit.

Komuna e Ferizajt me shkelje të shumta nëpër tenderë

.