Foto: Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë

Ndërtimet pa leje të vilave në Shalë të Bajgorës, Inspekcioni i Mitrovicës ndërpret punimet - FOTO

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë, në një aksion të premten e kaluar ka ndërprerë punimet e vilave në Shalë të Bajgorës, për shkak të mungesës së lejës së ndërtimit.

Drejtor i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka thënë se drejtoria ka paralajmëruar ndalimin e punimit të tyre dhe u ka dhënë afat një mujor pronarëve që të paraqiten në komunë.

“Në momentin që bëhet inspektimi, në afat prej 30 ditësh na i japim afat që me u pajisë me leje sepse ka mundësi që i plotësojnë kriteret për me u pajis ndërkohë. E nëse nuk aplikojnë atëherë merren veprime ligjore”- ka thënë ai.

Nga inspektimi në mbi 20 vila të cilat janë në ndërtim në këtë fshat nuk janë hasur pronarët.

“Inspeksioni ka identifikuar mbi 20 vila prezente që janë ndëtu dhe disa që janë në ndërtim e sipër. Drejtoria e Inspekcionit ka zhvilluar disa vizita inspektuese në Shalë të Bajgorës ku janë identifikuar disa ndërtime vila por në to nuk kemi hasur pronarët. Të njëjtëve u është lënë njoftimi në hyrje të vilave për t’u paraqitur në DI”- ka thënë Brahimi.

Pyetur se pse atyre vilave u është vendos njoftimi për ndaljen e punimeve pasi që veç kanë përfundu, ai u shpreh se kanë vepruar me masa në mometin që janë hasur ndërtimet në vila.

Ndërsa Shemsedin Bajrami nga Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm thotë se deri tani leje për ndërtim kanë marrë dy investitorë, njëri për ndërtimin e 15 vilave e tjetri për ndërtimin e katër vilave.

Ndërsa Valon Brahimi, Drejtori i Inspeksionit e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë së 70% prej tyre nuk kanë leje.

“70% e vilave nuk kanë leje. Me pas leje, na nuk shkojmë me i ndëpre.  Ato janë në 3-4 lokacione e ka plot villa private që i kanë bo. Nuk qëndron.  Ai që ta dëshmon se ka marr leje dikush për 15 vila, jepen 15 leje nuk jepet një leje”- përfundoi Brahimi.

vilat, shale e bajgores
Foto: Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë
VILAT, SHALE E BAJGORES
Foto: Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë
Foto: Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë
VILAT, SHALE E BAJGORES
Foto: Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë