Gjatë masave të vëzhgimit të kamionëve të dyshuar se po kontrabandonin kafshë, Foto: KALLXO.com

Ndalohet i dyshuari në Viti nën dyshimet për kontrabandë me kafshë nga Maqedonia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar pasditen e djeshme një person të dyshuar në fshatin Debëlldeh të komunës së Vitisë, nën dyshimet se ka bërë kontrabandë me kafshë.

Sipas njoftimit, rreth orës 19:50, është ndaluar i dyshuari që në kamion kishte të ngarkuar kafshë të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të kontrabanduara nga Maqedonia.

Kafshët janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminalin doganor, pasi nuk kishte dokumentacion përkatës për to.

I dyshuari pas intervisitmit, është liruar në procedurë të rregullt.