Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike- FOTO KALLXO

Mungojnë deputetët, dështon mbledhja e Komisionit për mbikëqyrjen e Financave

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka dështuar në miratimin e pikave të rendit të ditës, për mungesë kuorumi.

Kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj, tha se për shkak të kuorumit ky takim duhet të përfundojë.

Pikat e rendit të ditës, që ishin paraparë të shqyrtoheshin nga  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike:

1. Shqyrtimi i raportit të auditimit për PVF-të e Kompanisë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë SH.A, Pejë për vitin 2017;
2. Shqyrtimi i raportit vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik në Kosovë për vitin 2017;

Të pranishëm në këtë takim ishin pesë deputetë.