Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës.

Auditori i Ri Flet për Besimin dhe Përgjegjësinë

Ai falënderoi anëtarët e komisionit që janë edhe deputetë për besimin që i dhanë duke e zgjedhur kryetar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

“ Ndihem mirë për besimin që ma keni dhënë në këtë komision ku keni procedu me emrin tim në parlament dhe po ashtu me votën tuaj në parlament, sigurisht që është besim por më shumë së kaq është edhe përgjegjësi,” tha Osmani.

Osmani tha se e ka kuptuar qartas se ky komision është kritik dhe shumë i rëndësishëm në punën e auditorit të përgjithshëm.

Kryetari i komisionit Ali Sadrija i uroi fat Osmanit.

Besnik Osmani u zgjodh auditor i përgjithshëm më 30 mars në Kuvendin e Kosovës.

http://kallxo.com/besnik-osmani-zgjedhet-auditor-pergjithshem/

Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi I raportit përfundimtar për Projektligjin Nr.05/L -055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Ndërkombëtare të Auditimit në Republikën e Kosovës.

Kryetari i komisionit tha se ka përfunduar shqyrtimi i këtij projektligji dhe nuk ka vërejtje apo sugjerim nga komisionet funksionale.

“ Komisioni e ka dhënë amendamentimin e vet dhe ka bërë gjithsej 17 amendamente. Të gjitha ato amendamente edhe ndryshime bashkë me projektligjin u janë dërguar komisioneve funksionale që janë të autorizuara për të dhënë sugjerimet dhe komentet e veta. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e ka marrë raportin prej komisioneve dhe nga  komisionet nuk kemi anjë vërejtje, sugjerim, plotësim të këtij propozimi bashkë me këto amendamente që janë dhënë,” tha Sadrija.

Për dispozitën ligjore për auditimin e pasqyrave financiare të partive politike Sadrija tha të mbahet edhe një takim i radhës në kohë shumë të shkurtër.

Sadrija tha se duhet të diskutohet për gjetjen e një norme që shfuqizon  të gjitha dispozitat tjera në projeksionet tjera ligjore që janë të parapara kur është fjala për përgjegjësinë dhe mënyrën e auditimit të partive politike.

Në komision u përmend që partitë politike të mos futen brenda këtij ligji, sepse atyre u duhet një auditim i brendshëm.

Gjithashtu u tha se përveç të auditohen pasqyrat financiare të partive politike, duhet të mos lihen anash edhe Banka Qendrore, trusti, ndërmarrjet publike pasi  ato menaxhojnë me pasuri publike.

Komisioni gjithashtu diskutoi për raportet kthyese të organizatave buxhetore për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.