Foto: MPJD

MPJD: Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike

Ministria e e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), ka deklaruar se dizajneri i modës Valdrin Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike më 26 prill të këtij viti.

MPJD në një përgjjigje për KALLXO.com, ka thënë se me kërkesë të Sahitit është pa vleftësuar pasaporta diplomatike.

“Z.Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike në MPJD, me datë 26.04.2023. Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”- thuhet në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com, të zyrtares për media në këtë ministri, Qëndresa Fazliu.

Ajo ka shtuar se MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimin e mediave për arrestimin e Sahitit.

“Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”- ka njoftuar Fazliu.

Fazliu gjithashtu ritheksoi se dizajneri ishte pajisur me pasaportë diplomatike në dhjetor të vitit 2020, me vendim të ish-ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj.

Më 14 prill 2023, mediat kishin publikuar një artikull me titull “Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi”. Por pas verifikimit të këtij lajmi, doli të jetë se kreatori i modës nuk kishte qenë në paraburgim.

KALLXO.com pati realizuar një video-lidhje me Valdrin Sahitin dhe avokatin e tij, Besnik Berisha. Sahiti në këtë videolidhje ka thoshte se gjendet në hotel, në Dubai.

“Po, aktualisht jam në Dubai, si po e shihni jam në hotel. Këtu kam edhe bashkëpunëtorët e mi” – ishte shprehur Sahiti.

Ai ishte paraqitur në video nga një dhomë e hotelit dhe në prapavijë shihej edhe qyteti.

Rrena që Valdrin Sahiti është në paraburgim në Turqi