array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena që Valdrin Sahiti është në paraburgim në Turqi

Deklarata

Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi” është i rremë. Valdrin Sahiti nuk ndodhet aktualisht në paraburgim. KALLXO.com ka komunikuar përmes një video-lidhje dhe e ka konfirmuar se i njëjti nuk është në paraburgim. Ai është lajmëruar nga një dhomë e hotelit dhe ka thënë se aktualisht gjendet ne Dubai.

Artikulli

Më 14 prill 2023, portali “Paparaci.com” ka publikuar një artikull me titull “Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi”.

Paparaci.com, duke iu refuar disa dokumenteve të autoriteteve turke të policisë, ka pohuar se stilisti nga Kosova me pasaportë diplomatike, Valdrin Sahiti, është ndaluar nga forcat e rendit në aeroportin e Stambollit të mërkurën dhe ndodhet në paraburgim.

“Aktualisht, stilisti shqiptar ndodhet nën masën e paraburgimit në Stamboll, tregon dokumenti, raporton Paparaci” – thuhet tutje në lajmin e publikuar.

Lajmi i njëjtë është ripublikuar edhe nga “Gazetaexpress.com” me titull “Paparaci: Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi”, duke e cituar pjesën tjetër të lajmit ashtu si e ka publikuar portali “Paparaci”.

Lajmi i njëjtë është publikuar edhe nga disa faqe në rrjetin social Facebook me mbishkrimin “Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi”.

Faqet që e publikuan lajmin e rremë për paraburgimin e Valdrin Sahitit janë: Istogu Channel, PRESSonline, Gazeta Enigma, Gazeta Bota Sot, Enigma +, Front Online, Telegrafi Magazina, Demokracia, Tetova1, Infoalb, INTERLAJMI, Gazeta Stop, Bota Sot, Kosova Report, Konkrete, Periskopi +.

Por, pas verifikimit të këtij lajmi, del të jetë se kreatori i modës nga Kosova, Valdrin Sahiti aktualisht nuk është në paraburgim.

KALLXO.com ka realizuar një videolidhje me Valdrin Sahitin dhe avokatin e tij, Besnik Berisha.

Sahiti në këtë videolidhje ka thënë se gjendet në hotel, në Dubai.

“Po, aktualisht jam në Dubai, si po e shihni jam në hotel. Këtu kam edhe bashkëpunëtorët e mi” – tha Sahiti.

Ai është paraqitur në video nga një dhomë e hotelit dhe në prapavijë shihet edhe qyteti, ndërsa në dhomë është parë edhe një bashkëpuntor i tij që ka përshëndetur në gjuhën shqipe.

Përveç kësaj, ai në video lidhje është parë edhe duke ecur nëpër qytet.

Avokati Besnik Berisha ka thënë se për detajet e raportuara qëndrojnë mbrapa versionit që e kanë dhënë me datë 13 prill 2023. 

Versioni i avokatit të Valdrin Sahitit rreth ngjarjeve në Turqi