Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të shtunën ka parashikuar se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë.

Sipas parashikimit, reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje dhe në veriperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të territorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-6m/s” – thuhet në njoftim.