Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti në vikend

Gjatë dy ditëve të vikendit, e shtunë e diele, parashihet një mot i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme parashihet mot i vranët dhe me intervale kohore diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

“Sipas ecurive sinoptike deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore”- thuhet në njoftimin e IHK-së.