Moti, Foto: KALLXO.com

Moti gjatë ditës, me reshje bore e shiu

Java e dytë e muajit janar pritet të shoqërohet me temperature të ulëta dhe reshje bore e shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë së hënës temperature më e ulët do të jetë – 3 gradë Celsius.

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius” – thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

IHMK ka theksuar se temperatura dimërore parashihen në mesin e muajit shkurt dhe dekada e parë e muajit mars, ku gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore.