Ilustrim: NASER FEJZA

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të shtunën në vendin tonë të ketë mot me shi dhe reshje të borës.

Temperaturat më të ulëta do të shënohet -2 gradë celsius.

“Të shtunen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s” – thuhet në njoftim.