Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti në Kosovë të mërkurën e të enjten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.