Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mosmarrëveshje për divorc, burri raporton se u sulmua nga bashkëshortja

Të mërkurën rreth orës 20:00 një burrë në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth divorcit, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Sipas policisë, e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor, pasi e njëjta vuan nga probleme shëndetësore.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.