Ilustrim

Mos respektim i masave për përhapjen e COVID-19 në oborret e shkollave të Prishtinës

Mësimi në shkolla për shkak të pandemisë COVID-19 nuk është njëjtë si vitet e kaluar, mësimi në shkollat e Kosovës është duke u zhvilluar sipas tre skenarëve.

KALLXO.com ka vizituar disa nga shkollat në komunën e Prishtinës për të parë nëse masat parandaluese për përhapjen e pandemisë janë duke u respektuar në oborret e shkollave.

Në fotografitë e siguruar shihen grumbuj të nxënësve dhe të prindërve.

Shkolla Fillore “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

 

Shkolla Fillore “Dardania”, Prishtinë, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për ruajtje të shëndetit të nxënësve në shkolla, thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.

Shkolla Fillore “Xhemajl Mustafa”, Prishtinë, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Ndërsa në manualin e Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e mësimin në pandemi thuhet se sa më i madh të jetë kontakti , mundësi për t’u infektuar është më e madhe.

Sipas CDC, “Sa më i madh të jetë kontakti i nxënësve dhe stafit mësimdhënës e teknik/administrativ me njerëz të tjerë, dhe sa më shumë që zgjat ky kontakt në distancë të afërt, aq më e madhe është mundësia e shpërndarjes së virusit COVID 19. Çdonjëri që ka kontakt në më pak se dy metra në më shumë se 10 minuta, konsiderohet si kontakt direkt (potencial i infektuar), nëse njëri nga individët rezulton pozitiv me virusin Covid -19 gjatë 48 orët e ardhshme (edhe nëse të dy individët kanë pasur maskë gjatë kontaktit)”.