Dardan Molliqaj në protestën për veteranët. Foto: Dradan Molliqaj/Faceook

Molliqaj: Kjo është veç protesta e parë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka thënë se protesta e sotme për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte veç protesta e parë.

Ai tha se sot shtrëngoi dorën e shumë veteranëve që kishin bërë rrugë të gjatë për këtë protestë.

“Ata kanë halle dhe janë me të drejtë të indinjuar. Nuk ua ka borxh kjo qeveri fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese” – tha Molliqaj.

Tutje ai shtoi se sipas tij arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare.

“Dje ishin mësimdhënësit, sot janë veteranët, nesër mund të jeni secili nga ju trageti i radhës i pushtetit. Andaj të bashkohemi për ta penguar këtë qeveri të rrezikshme” – shtoi i pari i PSD-së.

Mospërfshirja e veteranëve të UÇK-së në Ligjin për pagën minimale dhe publikimi i audio-incizimeve në të cilat dëgjohet Mimoza Kusari Lila duke biseduar me anëtarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, për veteranët ka bërë që të thirret një protestë në Prishtinë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë përkrahur këtë protestë pasi kërkesa e tyre për përfshirje në Ligjin për pagën minimale tash e sa kohë përsëritet.

Për këtë protestë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pati një reagim dhe lidhi protestën me luftën hibride të Serbisë dhe gazetarët në Kosovë.

Ky postim i ministrit bëri që krerët e partive opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të reagojnë.

Dardan Molliqaj në protestën për veteranët. Foto: Dradan Molliqaj/Faceook
Dardan Molliqaj në protestën për veteranët. Foto: Dradan Molliqaj/Faceook
Dardan Molliqaj në protestën për veteranët. Foto: Dradan Molliqaj/Faceook