Mitrovicë, mbahen aktivitete për kujdesin e shëndeti mendor

Mitrovicë, mbahen aktivitete për kujdesin e shëndetit mendor

Organizata “Diakoni Kosova” ka mbajtur aktivitet promovues ndaj kujdesit të shëndetit mendor në Mitrovicë, në sheshin “Mehë Uka” sot më 28.08.2024.

Drejtoresha e Qendrës Psikosociale në kuadër të kësaj organizate, Albina Koliqi Musliu, ka thënë se nga ky institucion tash e 12 vite ofrohen shërbime falas për sëmundjet psikologjike.

“D.m.th sot kemi dalë në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë për të promovuar shëndetin mendor, kujdesin për shëndetin mendor, që secili prej nesh e vuajmë” – ka thënë Koliqi Musliu.

Ajo tutje ka folur për aktivitetet që do të zhvillohen tutje gjatë ditëve në vazhdim.

“Shërbime psikologjike të traumaterapisë do të ofrohen për fëmije të rritur do të jenë falas dhe do të organizohen në hapësirat e “Diakonis Kosova” konkretisht në rrugën “Andrea Lleshi” tek rampa në Mitrovicë përveç zyrës në Mitrovicë të Jugut, si institucion ofrojmë shërbime falas edhe në zyrat të tjera në si në Mitrovicën e Veriut, Prishtinë, Prizren dhe Fushë Kosovë”- potencoi ajo.

Sipas Koliqi Musliut, ky aktivitet është mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Drejtësisë.