Mitrovicë e Jugut, gruaja raporton se është zhdukur një burrë që nga data 25 korrik

Një grua nga Mitrovica e Jugut, ka raportuar se që nga 25 korriku një burrë është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:40 dhe po trajtohet për person të zhdukur.

Si rezultat, rasti vazhdon në procedurë hetimore.