Vërshimet në Lagjen e Boshnjakëve, Foto: KALLXO.com

Mitrovica në situatë të vështirë nga vërshimet

Komuna e Mitrovicës është në situatë të vështirë nga vërshimet. Pas reshjeve të shiut, uji në lumin Ibër pjesërisht ka dal nga shtrati.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Arian Tahiri, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës duke thënë se situata është shumë serioze.

“Nga mesnata ka pas reshje të vazhdueshme me intensitet shumë të lartë. Përgjatë shtratit të lumit Ibër, duke përfshirë edhe pjesën tek liqeni artificial pjesërisht uji ka dalë nga shtrati dhe është rrezik që të dalë edhe më shumë. Fshati Koshtovë gjithashtu është në rrezik” – tha Tahiri.

Sipas Tahirit në fshatin Vaganicë në disa zona ka pasur probleme nga vërshimet.

Ndërkaq, lumi Lushta dhe lumi Sitnica deri tash janë të menaxhueshme. Sipas Tahirit nëse vazhdon ky intensitet janë të rrezikuar.

“Ne jemi ne teren prej orës 6 të mëngjesit bashkë me të gjitha ekipet dhe duke tentuar që ta bëjmë maksimumin duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet tona. Mirëpo vazhdon qe situata të jetë në rrezik për vërshime edhe më të mëdha nëse reshjet vazhdojnë” – u shpreh ai.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perendimore, veroperendimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenjë kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta.

Edhe qytetarët kanë dërguar fotografi dhe video nga gjendja e vërshimeve në disa pjesë të tjera të Mitrovicës.

Edhe në lagjen Bair, qytetarët kanë dërguar fotografi të vërshimeve.

Lagjja Bair – Mitrovicë