MINT: Rritet numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka thënë se është rritur numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se numri i përgjithshëm i vizitorëve në Kosovë gjatë muajit qershor të këtij viti ka pasur rritje prej 29%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Sipas Ministrisë janë në total 29 317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.

“Vlen të theksohet se nga numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98% ishin të jashtëm kurse 39.02 % ishin vendorë.Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 % rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022” – thuhet në njoftim.

“Vizitat janë evidentuar nga qëndrimet në hotelet e Republikës së Kosovës, kurse vizitat ditore nuk hyjnë në këtë evidencë e që nëse llogariten përqindja do të ishte shumë më e lartë. Kosova, gjithnjë e më atraktive për turistët”- vijon njoftimi.