Ministrja Haxhiu: Mbetjet mortore në Prekaz u përkasin së paku tre individëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se mbetjet mortore që janë gjetur sot në Prekaz të Poshtëm, të Skenderajt, u përkasin së paku tre individëve.

Mbetjet mortore dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.

“Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë”- ka shkruar ministrja në Facebook.

Sipas saj, mbetjet do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe identifikimit mjekoligjor.

“Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”- ka theksuar Haxhiu.

Mbi 1,600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë nga lufta e fundit në Kosovë 1998/99.

Gjenden mbetje mortore, dyshohet të jenë të personave të zhdukur në Prekaz