Gjenden mbetje mortore, dyshohet të jenë të personave të zhdukur në Prekaz

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në varreza e fshatit Prekaz kanë hasur në mbetje mortore, potencialisht të viktimave në listën e personave të zhdukur.

Gërmimet që po vazhdojnë ende janë duke u kryer në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe drejtorisë së policisë për hetim të krimeve të luftës.

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj. Pas disa orë gërmimeve, ekipet kan hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur”- thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar tutje potncon se do njoftojnë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre turpave.

Mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur nga lufta e fundit gjatë këtyre javëve janë gjetur edhe në Bishtazhin të Gjakovës si dhe lagjen Mati në Prishtinë.